TIRANE - Policia Bashkiake është munduar që të pengojë aktivitin e të rinjve të PS në Amfiteatrin në Tiranë. “Edhe pse PS me një kërkesë zyrtare e kishte njoftuar Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e aktivitetit, papritur punonjës të Policisë kanë dashur që të mos lejojnë aktivitetin që do të zhvillohej, duke u justifikuar se Amfiteatri është zënë nga PD për një aktivitet të sajin.

Vetëm pas ndërhyrjeve të kandidatit për deputet Afrim Qendro dhe të anëtarëve të FRESSH, policia u tërhoq nga tentativa e saj”,thuhet në reagimin e PS.

Pandeli Majko, akuzoi mazhorancën se po ushtron presione ndaj administratës publike që të mos votojë për të majtën.

“Një makinë me qira për një ditë bën 5 mijë lekë, aq sa ju kërkohet që të shisni votën. Por nëse shisni votën një ditë, keni shitur lirinë tuaj për katër vjet, duke u kthyer në skllevër”, tha ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)