Hetimet për korrupsion në drejtësi, bastiset shtëpia e gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar kontroll për shtëpinë e gjyqtarit të Apelit, kërkesë që u pranua nga Gjykata e krimeve të rënda pas hetimeve për një rast korrupsioni. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, Mirit i janë gjendur një sasi prej 30 milionë lekësh (të reja) në shtëpi. Miri gjyqtar i Apelit në Tiranë, ish anëtar i KLD-së.
Miri është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur shtetasi Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohë më parë nga Amerika. I dënuari Gentian Doda akuzohet për një vrasje të dyfishtë në Burrel, në vitin 1997.
Doda akuzohet për vrasjen e Gazmir Dedjes dhe Asllan Gjokës. Autori dhe Dedja kanë qenë pjesë e grupeve rivale në Burrel dhe kanë pasur konflikte të vijuara ndërsa Gjoka u vra aksidentalisht. Çështja e tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi që gjykimi ndaj tij të zhvillohej sërish në gjykatën e shkallës së parë të Matit. Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Matit kërkoi dënimin e tij me 20 vjet burg me akuzën e “vrasjes me paramendim”, për autorin Gentian Doda, i ekstraduar nga SHBA në 2012.
Prokuroria e përgjithshme sot do të njoftojë KLD-në për të proceduar më tej ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com