PARIS- Policia franceze ka kontrolluar banesën e shefes së FMN-së në Paris si pjesë e një hetimi, për akuzën e shpërdorimit të detyrës teksa ishte minister e Financave në Francë.

Prokurorët po hetojnë nëse Christine Lagarde ka abuzuar me autoritetin e saj në vitin 2008, duke lejuar një panel arbitrazhi për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis miliarderit Bernard Tapie dhe një banke shtetërore.

Në fund, paneli i arbitrazhit i dha si dëmshpërblim më shumë se 240 milion dollarë zotit Tapie, mik i ish presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Zonja Lagarde, e cila mori postin drejtues të FMN-së në 2011 ka mohuar çdo shkelje të ligjit në këtë rast.

(sg/lç/shqiptarja.com)