BELGJIKE - Policia belge ka gjetur një sasi armësh në shtëpinë e një terroristi, që u vra një ditë më parë në jug të Brukselit, pas një operacioni policor në jug të kryeqytetit belg.

Arsenali me armë përfshinte armë automatike pistoleta, pushkë gjuetie, sasi të konsiderueshme municionesh si dhe veshje antiplumb.

Televizioni belg RTL tha se personi ishte i dyshuar në lidhje me krimin e organizuar, si dhe të qenit subjekt i hetimeve anti-terrorizmit në Francë dhe Belgjikë.

39-vjeçari vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri kur policia u përpoq ta arrestonte një ditë më parë në pjesën jugore të Brukselit. Terroristi me origjinë algjeriane është përgjegjës edhe për një sulm me bombë në një restorant në Belgjikë.

Autoritetet belge thanë se kishte marrë informata nga Franca vitin e kaluar se ai ishte i dyshuar në lidhje me një grup të armatosur militant.

Programi i grupeve anti-terroriste, i quajtur “Europol”, përfshin bashkëpunimin midis policive të disa shteteve të Evropës për shkëmbim të të dhënave penale si dhe bashëpunime mbi të dhënat për sa i përket armëve kimike, e bërthamore, krimin në internet, si dhe ekstremizmin islamik ne web.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)