Policia do gjurmojë, lokalizojë dhe mbikëqyrë pa lejen e prokurorisë, por bie plani i përgjimeve! Ja çfarë parashikon varianti i ri

Policia do gjurmojë, lokalizojë dhe mbikëqyrë pa lejen e prokurorisë, por bie plani i përgjimeve! Ja çfarë parashikon varianti i ri

Është rikthyer pas pesë muajsh për diskutim projektligji i shumëdebatuar, i cili i jepte policisë kompetencën e prokurorisë për përgjime. Nisma e ligjore e mbrojtur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u pezullua që në muajin maj 2020, pas reagimeve të forta të Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme, disa deputetëve socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, juristëve të ndryshëm dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët e konsideruan nismën ligjore të rrezikshme dhe antikushtetuese, pasi nxirrte jashtë loje prokurorinë, duke kaluar përgjimet në dorën e policisë, e cila mund të përdoret nga çdo qeveri për përgjime politike.

Javën e kaluar, ministri Lleshaj u paraqit me një variant  të ri, duke u tërhequr nga plani i përgjimeve nga policia pa leje të prokurorisë. Varianti i ri për ndryshimin e nenit 131 të ligjit për Policinë e Shtetit, parashikon që policia vetëm mund të lokalizojë dhe mbikëqyrë peronat që dyshohet se kanë kryer një krim apo që po organizojnë kryerjen e një krimi. Në këto raste, policia bën pa i marrë leje prokurorisë gjurmimin dhe mbikëqyrjen e personave të dyshuar, përmes pajisjeve dhe teknikave të veçanta, duke i identifikuar dhe lokalizuar. Gjithashtu, policia mbikëqyr lëvizjet dhe komunikimet jo elektronike të këtyre personave.

Rregullat dhe procedurave të lokalizimit dhe mbikëqyrjes do miratohet me një udhëzim të posaçëm të ministrit të Brendshëm, kryeprokurorit dhe kreut të SPAK. Këta të tre do të kontrollojnë në çdo kohë zbatimin e këtyre masave nga policia, me qëllim shmangien e abuzimeve. Varianti i ri i për ndryshimin e nenit 131 është mbështetur nga Komisioni i Ligjeve, Komisioni i Sigurisë Kombëtare  si dhe nga Prokuroria. Projektligji pritet të miratohet në Kuvend ditën e enjte.

Ndërkaq mbetet në fuqi krijimi i Komitetit Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit. Komiteti kryesohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa ka në përbëje kryeprokurorin, kreun e SPAK, kreun e SHISH, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave, kreu e Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave. Edhe kjo strukturë u kritikua, pasi kryeprokurori dhe kreu i SPAK janë të pavarur, por ministri Lleshaj ka pohuar se kjo strukturë nuk i jep llogari askujt dhe se ka vetëm funksion këshillimor.

Versioni i ri i ligjit

“Neni 131

Masa të veçanta

1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:

a) Mbikëqyrje të veçantë zanore, të komunikimeve jo elektronike.

b) Mbikëqyrje të veçantë vizuale të personave të dyshuar, në vendet publike.

c) Gjurmim apo mbikëqyrje të veçantë të personave të dyshuar, nëpërmjet pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin apo lokalizimin e vendndodhjes.

Versioni i tërhequr

“Neni 131

Masa të veçanta

1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:

a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;

b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video

të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes;

c) Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet

me ligj të veçantë;

ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Versioni në fuqi

Neni 131

Masa të veçanta

1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi, punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e mëposhtme:

a) përgjimin e fshehtë ambiental dhe procedural të bisedave të personave në vende publike ose

në mjete transporti;

b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të personave, në përputhje me legjislacionin përkatës;

c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në përputhje me

legjislacionin përkatës. 

Varianti i parë i projektligjit për përgjime nga policia 

Varianti në fuqi për përgjime nga policia me leje të prokurorisë 

 Tërheqja e ministrit Sandër Lleshaj 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion