Gjatë 72 orëve të fundit janë pezulluar 145 leje drejtimi, janë arrestuar 44 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 1941 masa administrative.
Si rezultat i kontrolleve me radar janë tërhequr 97 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 421 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
11 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;
277 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 286 për përdorim të celularit;
167 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 756 masa për parkime të gabuara.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 48 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 12 drejtues mjetesh, si dhe 32 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia rrugore gjobit po aksidentet shtohen nuk rregullohet trafiku duke vene gjoba, por duke rregulluar sinjalistiken elekronike qe shkelesit ti shkoje gjoba ne shtepi ashtu si eshte ne BE
PërgjigjuCa kerdije ore? Me ket model ecjet qe bejme ne duhet te vijne nja 1000 efektiva nga vendet perendimore dhe te rrine nja nje vit ketu pastaj shifet puna. Shtatanike qe parakalojne autokolonat, qe ndjekin nga pas ambulancen per ti ik trafikut, qe parakalojne dhe shkaktojne aksidente ne ishull te trafikut dhe ndeshkohen me 2000 lekgjobe ne nje kohe qe duhej ti hiqej patenta automatikisht pa komision. Kaq gjoba duhet te beje vetem 1 patrulle picie me kete levizje qe bejme ne.
Përgjigju