Policia bindi Elton Metën të dorëzohej pas 5 orë negociatash të mos vriste veten me kallashnikov, e  arreston për 3 vepra penale

Policia bindi Elton Metën të dorëzohej pas 5 orë negociatash të mos vriste veten me kallashnikov, e  arreston për 3 vepra penale

Pasi mbajti në këmbë forcat RENEA dhe ato të FNSH thuajse gjatë gjithë natës së djeshme duke kërcënuar se do të vriste veten, për Elton Metën prokuroria ka vendosur arrest me burg për akuzat e "Armëmbajtjes pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje".

31-vjeçari Elton Meta, banues në Peshtan, kërcënoi se do të vriste veten më një automatik në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, ndërsa pas më shumë se 5 orë negociatash policia arriti ta binde që të dorëzohej. 31-vjeçari, për motive të dobëta kishte shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë në portën e oborrit të banesës dhe kërcënonte se do vriste veten me armën që dispononte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan, ku 31-vjeçari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike   kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës duke vënë në rrezik dhe jetën e efektivëve të policisë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale RENEA dhe grupi negociator, ku e pranishme ishte edhe motra e 31-vjeçarit për të bindur të vëllanë që të dorëzohej dhe të mos bënte ndonjë marrëzi.

Ai u dorëzua rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa policia njoftoi paraditen e sotme arrestimin e tij për akuzat e "Armëmbajtjes pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak.


Lajmi kryesor:

Fier/Arrestohet pas 5 orë negociatash 31-vjeçari Elton Meta, kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit! Sekuestrohet arma, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë