Policia bllokon hyrjen në
Lazarat, 12 të shoqërua

Policia bllokon hyrjen në <br />Lazarat, 12 të shoqërua
LAZARAT - Vazhdon aksioni i Policisë në parandalimin e kultivimit të kanabisit në Komunën e Lazaratit. Forcat e Policisë së Gjirokastrës, të mbështetura edhe nga FNSH dhe Delta Force kanë patrulluar në aksin rrugor Kordhocë deri në brendësi të fshatit Lazarat me qëllim bllokimin e çdo automjeti që transporton ujë, pleh organik apo baltë për në fshatin Lazarat me qëllim kultivimin e kanabisit, si dhe për bllokimin e fuqisë punëtore që tenton të hyjë në Lazarat për këtë motiv.

12 punëtorë, të cilët tentonin të hynin në fshatin e Lazaratit janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, nga forcat e Policisë së qarkut Gjirokastër, ndërsa në vendin e quajtur Pularia në hyrje të Lazaratit janë nxjerrë jashtë funksionit katër depozita të mëdha që shërbenin për grumbullimin e ujit nga puset dhe më pas për të mbushur botet me ujë, si dhe katër bote pa asnjë dokumentacion, ku gjatë operacionit drejtuesit e automjeteve braktisën botet dhe u larguan me shpejtësi në brendësi të fshatit .

Nga të dhënat që disponojnë Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër , drejtuesit e boteve i përdornin këto automjete pa asnjë lloj dokumentacioni dhe asnjë kushti teknik vetëm për transport uji duke ua shitur me lekë disa banorëve me qëllim kultivimin e kanabisit.

Nga forcat policore është bërë e ditur se grupet e punës do të vazhdojnë patrullimin për çdo ditë në komunën Lazarat.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë