Duket se problemet nuk kanë fund për këngëtaren Rihanna , e cila është shfaqur 90 minuta me vonesë në koncertin e radhës.

Vetëm para pak ditësh në njërin prej autobusëve të Rihannës, u gjet një sasi marijuane që i përkiste njërit prej punëtorëve.

rihanna

Edhe këtë herë shkaku për vonesën ka qenë një kontroll i dytë që i është bërë ekipit organizues të Rihannës nga policia.

25 vjeçarja nga ishujt Barbados ka postuar një shkrim në rrjetin social Twitter duke bërë të ditur shkakun e vonesës për fansat e saj.

rihanna

Duke qenë se policia ka bllokuar të gjithë makinat e mia në të cilat ndodhet çdo gjë për organizimin e koncertit unë duhet të paraqitem me vonesë tek ju”:-ka shkruajtur këngëtarja bukuroshe.

Së fundmi Rihanna u komentua për këshillat që i dhanë mjekët në mënyrë që të ndryshonte mënyrën e jetesës.

rihanna

E gjitha kjo në mënyrë që Rihanna të gëzojë një gjendje të mirë shëndetësore, pasi është detyruar të anulojë dy koncerte për shkak të një laringiti.

(b.t/shqiptarja.com)