Policia: Cilat janë kategoritë që përjashtohen nga procedura në e-albania për të lëvizur pas orës 22:00

Policia: Cilat janë kategoritë që përjashtohen nga procedura në e-albania për të lëvizur pas orës 22:00

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Policia e shtetit ka bërë  një lajmërim në  rrjetin social Facebook. Njoftim është  bërë në  lidhje me të gjitha detajet e zbatimit të urdhrave te rinj me qëllim parandalimin e përhapjes së  COVID-19.

Në  lajmë rimin është  specifikuar cilat do të jenë kategoritë e personave të cilët do të  përjashtohen nga disponimi i dokumentit nga e-albania dhe ndëshkimet për personat të cilët nuk zbatojnë urdhrin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zbatim të dy urdhrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për shtimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në vijim të angazhimit maksimal të treguar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, do të ushtrojnë kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambienteve të ndryshme, do të ngrihen pika kontrolli pas orës 22:00 në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kriminale, në të gjithë territorin e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet masat si më poshtë:

 Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

 Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania;

 Personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;

Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

 Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Policia e Shtetit do të ndëshkojë me masë administrative cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave të saj funksionale, për parandalimin dhe goditjen e krimit, sigurimin e rendit dhe qetësisë dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Në këtë kuadër, Policia fton qytetarët që në rast se konstatojnë raste të paligjshmërisë mund të denoncojnë në 112 ose në Komisariatin Dixhital.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jashar: 11/11/2020 23:09

    Nje pyetje kisha?! Po virusi ne keto ore fle gjume?!!

    Përgjigju
  • Sonda: 11/11/2020 21:18

    Kto qe thojne shqetesuse ktu lart ke sondazhi me siguri jane me pune te sigurta dhe me lek menjane,shum mire,po ne qofse ngel nje pjes e mir e popullsis pa buk e merrni me mend o te pavetedishem se plas lufta uris ,dhe qe shteti do te na lej me kenaqesi qe te shqyjme njeri tjetrin,ha ha ha

    Përgjigju
  • Palla: 11/11/2020 21:02

    Po qeveria shiptare duhet te jet me e but me ket popull me ujtin ne fyt,pse? Kur popujt eropiane ti japin fund kesaj djallerie qe po luan letren e fundit qe i ka ngelur edhe Shqiperia e vogel do kthej rroten. Keshtuqe behuni te mir me qe jeni borxhelinj te ketij populli qe me sakrifica ju ka trash qafen,barkun pse jo edhe prapanicen. Mallku qofshin armiqt e Zotit pergjithmon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja