Mëngjesi i djeshëm e ka zgjuar Lazaratin nën krismat e plumbave që vinin nga një grup personash që ishin mbledhur në një banesë në Lazarat dhe që qëllonin ndaj policia. Këta të fundit ishin duke hyrë në fshatin e kanabisit, por janë përballur me një bandë të armatosur me armë të kalibrave të ndryshëm.
Në këtë kohë, ka ndërhyrë edhe kreu i Komunës së Lazaratit, i cili ka kërkuar negociata me qëllim dorëzimin e personave të armatosur.
Por duket se, kjo kohë është shfrytëzuar nga banda e armatosur për tu arratisur, meqenëse edhe policia ishte e tërhequr.
“Policia e Shtetit bashkëpunoi dhe me kreun e pushtetit vendor në Lazarat, duke i dhënë mundësinë që të negociojë me këto persona që kanë kundërshtuar me armë policinë, por jo vetëm që nuk u bë e mundur të bindë personat, por u dha mundësi atyre që pas dy orësh të largohen nga banesa që ishte nën rrethimin e policisë”, thuhet në njoftimin e bërë public për median nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.
/Shqiptarja.com