Në Berat janë sekuestruar 660 lëndë narkotike ‘’Cannabis Sattiva’’. Policia ka filluar procedimin penal ndaj 53-vjeçarit F.K. përgjegjës për kultivimin e drogës.
 
Bimët e kultivuara janë gjetur tek ‘’Përroi i gushturicës” në fshatin Zhitom të ndara në tre parcela. Policia i ka asgjësuar bimët duke i djegur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com