Policia do të nxjerrë në ankand makinat e konfiskuara! Do të shiten 16,445 mjete rrugore e lundruese, qëndrojnë prej vitesh në pikat e bllokimit

Tirane- Mjetet e konfiskuara nga policia e shtetit, ato rrugore dhe lundruese, do të shiten në ankand publik.

Ky është propozimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla i cili ka hartuar pr/ligjin për trajtimin dhe administrimin e mjeteve rrugore, lundruese, të konfiskuara, si pasojë e sekuestrimit, ndalimit administrativ, nga policia e shtetit dhe mjeteve të tjera” i nxjerrë për konsultim public.

Mësohet se janë 16 445  mjete me statuse të ndryshme të ndaluara administrativisht që ndodhen stok në komisariatet e Policisë dhe Pikat e Ndalimit Administrativ, për të cilat ka vite që nuk po ju jepet një zgjidhje për të kryer procedurat e mëtejshme

Pr/ligji vjen si një domosdoshmëri për rregullimin e një situate me rrezik të madh potencial, që mbajnë këto mjete, për mjedisin dhe sigurinë publike, pasi në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, si zjarre apo shkarkime elektrike, dëmet do të jenë të mëdha prej karburantit dhe lubrifikantëve që kanë këto mjete rrugore apo lundruese” nënvizohet në relacion

Mjetet janë vendosura në 64 pika bllokimi në ambientet policore dhe të tjera të marra me qira, për të cilat Policia e Shtetit paguan kosto të larta dhe të panevojshme financiare ndërsa 98 punonjës policie që janë të angazhuar për të ruajtur këto pika janë hequr nga shërbimet policore.

Pr/ligji vjen dhe si domosdoshmëri për shmangien në vijim të dëmit ekonomik dhe konflikteve të krijuara me pronarët e pikave të ndalimit administrativ të mjeteve’ vijohet më tej në relacionin e ministrit të Brendshëm

Cilat mjete do dalin në ankand?
-Mjetet rrugore dhe lundruese të cilat nuk janë të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi, të cilat nuk kanë statusin “provë materiale”, kalojnë për shitje në ankand nga Policia e Shtetit

-Mjetet që janë ndaluar administrativisht për mangësi në dokumentacion, mjetet e braktisura apo mjetet e debitorëve, për të cilat poseduesit e tyre nuk shfaqin interes për kthimin brenda 90 ditëve nga ndalimi administrative.

Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me policinë e Shtetit, brenda afatit 6 mujor nga hyrja në fuqi e këtij ligji përcaktojnë statusin juridik të mjeteve rrugore ose lundruese dhe mjetet e tjera me status të panjohur,  që janë në cilësinë e provës materiale dhe që gjenden në mjediset e Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Policisë së Kufirit. Mjetet  kalojnë për administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, sipas legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e kësaj agjencie

Gjithashtu, parashikohet që kalimi i këtyre mjeteve nga mjediset e Drejtorive policore, së bashku me dokumentacionin shoqërues të mjetit, bëhet brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji pranë mjediseve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, sipas legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e kësaj agjencie ose nxirren në ankand publik nga Policia e Shtetit.

Ministria e Brendshme dhe ministria e Financave do të hartojë udhëzimin e përbashkët për procedurat e kalimit dhe të çregjistrimit të makinave

Mjetet ne ankand
Nga 16 445  mjete të ndaluara
8.440 janë mjete rrugore si prova materiale
8005 janë mjete të ndaluara administrativisht për shkelje të rregullave, të braktisura apo debitorë
Nga këto 2.419 mjete rrugore, janë të pajisura me dokumentacionin përkatës për të kaluar në Rezervat Materiale të Shtetit, por që nuk janë tërhequr

Te ardhurat për policinë
Projektligji është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Nxjerrja në ankand e mjeteve do të sjellë të ardhura të konsiderueshme  të cilat, sipas këtij projektligji do të kalojnë në favor të buxhetit të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ku një pjesë e këtyre të ardhurave do të përdoren për transferimin e këtyre mjeteve nga mjediset e pikave të bllokimit në ambientet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektligjin

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Relacionin

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klisjan: 08/06/2024 16:45

    si mund te marrim pjes per te bler makin

    Përgjigju
  • Polic #: 08/06/2024 06:42

    Një nismë për t'u duartrokitur! Ankandi duhet të zhvillohet brenda 6 muajsh nga konfiskimi sepse këto 16 mijë janë plehra që nga vitet 2000 që vetëm për skrap bëjnë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel