Policia e Gjirokastrës 2 operacione
kap 16 klandestinë dhe 30 kg drogë

Policia e Gjirokastrës 2 operacione<br />kap 16 klandestinë dhe 30 kg drogë
GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar dy operacione nga sektori i narkotikëve dhe ai i trafiqeve, ku ka sekuestruar 30 kg heroinë dhe ka kapur 16 klandestinë.

Seksioni kundër trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ka kapur 16 shtetas të huaj nga Sudani, Eritrea dhe Siria. Operacioni i ndërmarrë dje(22.10.2013) rreth orës 13:00 zbuloi se klandestinët ishin fshehur në një ndërtesë të vjetër në fushën e Arshilengos dhe Valaresë në qytetin e Gjirokastrës.

Shtetasit e kapur nga policia kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin shqiptar nga shteti grek dhe që prej 3 ditësh udhëtonin me këmbë përgjatë luginës së lumit Drino për t'i shpëtuar postoblloqeve të policisë.

klandestine
(Foto: 16 klandestinët e kapur nga Policia e Gjirokastrës)
 
 
POLICIA E GJIROKASTRËS SEKUESTROI 30 KG MARIJUANË
 
Ndërkohë, sektori kundër narkotikëve zhvilloi një operacion dje në prën 21:00 të mbrëmjes ku sekuestroi 30 kg marijuanë në aksin Gjirokastër-Jergucat.

Droga ishte e ndarë në dy pako dhe e futur në një çantë. Lënda narkotike kishte dalë nga Lazarati dhe transportohej nga një shtetas nga fshati i Lazaratit me një automjet tip Benz pa targa.

Shtetasi sapo kishte vënë re forcat e policisë, e kishte hedhur drogën në anë të rrugës. Policia deklaroi se e ka identifikuar shtetasin dhe po punon për kapjen e tij.

droge
(Foto: Droga e gjetur në aksin Gjirokastër-Jergucat)


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim