Policia e jugut sekuestron 450
kg drogë, do shitej në Greqi

Policia e jugut sekuestron 450 <br />kg drogë, do shitej në Greqi
TIRANE- Një sasi prej 450 kg kanabis sativa është sekuestruar në dy operacione antidrogë në jug të vendit. Droga me destinacion Greqinë është sekuestruar gjatë orëve të natës ndërsa sot paradite vazhdon operacioni për arrestimin trafikantëve.

Në Gjirokastër operacioni antidrogë u kodua “Karvani”. Skuadra e antidrogës ndaloi në malin e Sopotit mbi Lazarat një karvan me 4 mushka të cilët transportonin lëndën narkotike. Në secilën mushkë kishte 2 çanta të mëdha me pako mariuna gjithsej 8 çanta me rreth 300 kg.

Vijon operacioni për kapjen e autorëve pasi kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësia dhe terreni i vështirë dhe moti i keq me shi.
Për arrestimin e trafikantëve janë angazhuar dhe policia e Delvinës dhe e Sarandës.

Ndërkohë që në kufirin shqiptaro - grek u sekuestruan në orët e para të mëngjesit 155 kg mariuanë. Sekuestrimi u bë në Igumenicë kur policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri shqiptaro-grek. Mjeti nuk i është bindur policisë, por shtoi shpejtësinë dhe është përplasur me një mur afër fshatit Prevezë. Drejtuesi është larguar në këmbë, por është ndaluar më vonë nga policia. Në makinë janë gjetur 145 pako me 155 kg hashash.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë