U kallëzua për fshehje pasurie, Murrizi në 'Repolitix': Hakmarrje e ulët e tre ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit! Akuza për 60 mijë euro? Asnjë transfertë bankare, i hapur për prokurorinë

'Pisllëk i gatuar nga tre ish-oficerë të Sigurimit', kjo është përgjigja që ish-deputeti Myslim Murrizi ka për akuzat që i ka bërë policia në prokurorinë e Tiranës për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Murrizi thotë se kjo është një hakmarrje e ulët që i bëhet atij pas denoncimit që ai bëri në SPAK për tenderët korruptivë të uniformës së Policisë së Shtetit. Pas kësaj hakmarrje, thotë Myslim Murrizi qëndrojnë sipas tij Tonin Vocaj, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët i etiketon si komunistë dhe pa integritet. Murrizi sqaron se nuk është tagër i Policisë së Shtetit që të hetojë një deputet, pasi me këtë merret ILDKP-ja, pasi në vitin 2019 ka ai ka qenë deputet. Pas, meje shton Murrizi, policia të merret e të nisë hetimin për ish-deputetët e tjerë që kanë biznese.

'Pisillëk i gatuar nga tre ish-oficerëve të sigurimit të shtetit. Tre vemje që i shërben çdo lloj pushtet pasi mbijetojnë me lëpirje. Në kuadër të një tentativë për një hakmarrje të pistë ndaj denoncimit që Murrizi ka bërë për tenderët korruptive të uniforma të policisë së shtetit. Jemi në një fazë sugjerimi për prokurorinë e Tiranës. Deri tani nuk jam thirrur. Ish-sigurimsat Tonin Vocaj, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët mendojnë akoma se janë në kohën e tyre. Kodi i procedurës penale duhet të më njoftojë. Nuk më intimidojnë dot tre palaço që u ka kaluar koha. Që në fillim të relacionit të një kamikazi, që s'dua t'ja përmendin emrin, thuhet se Myslim Murrizi është dënuar me tre vjet, dhe kjo është një gënjeshtër. Por të kisha qenë i dënuar, do të kisha humbur mandatin. E kam deklaruar në formularin e dekriminalizimit në gusht të 2017. Në një shtet demokratik quhesh i dënuar kur merr dënim nga të tre shkallët e gjyqësorit. Që në nisje është një grykësi e një grushti të vogël përfituesish real. Në dëshminë e penalitetit rezultoj i padënuar. Ky është vendim i gjykatës së lartë. I ftoj që të hetojnë, nëse është hetuar Murrizi si deputet. Nuk ka tagër policia të hetojë një deputet, pasi për deklarim pasurie duhet ta raportojë ILDKP-ja.  Ka një hetim të përgjithshëm që fillon që nga 2002. Pse nuk merren me hetimin e deputetëve që kanë biznese dhe ministra. Pse nuk nisin te bëjnë hetimin me mua. Duan të kontrollojnë ish-deputetë biznesmenë, të shkojnë tek kolegët e mi, tek Sadri Abazi, Tom Doshi, Anasas Angjeli, le të shkojnë.'- u shpreh Myslim Murrizi.

Myslim Murrizi shprehet se është i bindur në pafajësinë e tij dhe se nuk ka bërë asnjë fshehje pasurie, '0 lekë', ndërsa shton se është i hapur për çdo prokurori. Ish-deputeti demokrat tha gjatë fjalës së tij se do të padisë edhe bankën për dhënien e informacioneve të tij bankare për policinë.

'S'e ka tagër fare policia. Duhet ta bëjë ILDKP-ja, nuk ka transferta në llogarinë bankare tek 'Union Bank'. Ka 0 lekë të ardhura. Është një farsë edhe pse nuk legjitimohet policia për të hetuar. 0 lekë dhe nuk jam i dënuar me vendim të formës së prerë. Të zgjedhurit janë objekt i Prokurorisë Speciale dhe ka tagër ILDKP. Nëse mi gjejnë paratë, i ndaj me ato lekët. Kompania 'Murrizi 2009' merret me ndërtime. Kemi bërë 5 pallate në Kavajë asnjë pallat në Tiranë dhe skam konkuruar asnjëherë për asnjë tender publik. Jam i hapur për çdo prokurori. Jam i qetë me veten, nuk fshihem unë! Më ka mbetur qejfi, do t’i bëjë padi bankës, se s’ka të drejtë ti japë informacione çdo polici kur unë jam qytetar'- u shpreh Murrizi.

Kujtojmë se Policia e Shtetit kallëzoi në Prokurori të Tiranës ish-deputetin demokrat Myslim Murrizi pasi nuk deklaroi 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Sipas veprimeve paraprake të kryera nga Krimi Ekonomik, transaksionet janë bërë në vitin 2019 kur Murrizi ka qenë deputet dhe nuk janë deklaruar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lym Ferra: 12/01/2022 12:56

    O Murriz,ju ndjen hija e sigurimit te shtetit.Kaq gjynahe ke bere ,saqe akoma sheh enderra me sigurim dhe me to perpiqesh ti shpeton gjykimi?

    Përgjigju
  • Dono: 12/01/2022 06:54

    Mos ta ka fut Noro o Murrizo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë