Policia e Korçës gjobit tifozët
e Skënderbeut

Policia e Korçës gjobit tifozët<br />e Skënderbeut<br>
Sikur të mos mjaftonte gjoba me 1 milion lekë vënë klubit të Skënderbeut nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, tani do të dënohen edhe tifozët korçarë.
Këta të fundit jo nga Komisioni i Disiplinës, por nga policia e Korçës.
Tifozët do të gjobiten pasi kanë hipur në rrethimin e stadiumit kur është shënuar gol në ndeshjen ndaj Partizanit. 

Kujtojmë që në stadiumin e Korçës u përdorën për herë të parë kamerat për ta bërë më të lehtë evidentimin e ndonjë problemi të mundshëm, dhe dënimin individual të tifozëve dhe jo kolektiv.
Kjo gjë ka dhënë frytet e veta, pasi në ndeshjen me Partizanin është evidentuar një tifoz dhe është marrë masa nga policia e Korçës, që ai të gjobitet me 10 mijë lekë.

gjoba
(Gjoba e vënë ndaj klubit të Skënderbeut nga Komisioni i Disiplinës në FSHF)

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron