Policia e Kosovës arreston  Nol
Nushin e Lëvizjes Vetëvendosje

Policia e Kosovës arreston  Nol<br />Nushin e Lëvizjes Vetëvendosje
PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media njoftoi se Policia e Kosovës e ka arrestuar koordinatorin e sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushi.
Arrestimin e koordinatorit të VV-së, si edhe arrestimet e tjera të zyrtarëve dhe aktivistëve, Vetëvendosje e i ka quajtur si arrestime politike.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, këto metoda të ndërmarra nga qeveria paralajmërojnë fundin e saj

VV: Policët civilë, të prirë nga Driton Imeri, sapo kanë arrestuar koordinatorin e sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushi.
Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po përndjekin politikisht na policia partiake, për shkak se protestuan kundër marrëveshjeve anti-kushtetuese me Serbinë.

Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të dorëhiqen, pasi nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme, tashmë të shpallura edhe antikushtetuese, ata po vazhdojnë ta burgosin opozitën.
Kjo mënyrë e të vepruarit, paralajmëron fundin e kësaj Qeverie. Mustafa e Thaçi nuk do të mund t’i mbulojnë gabimet e tyre duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë. Qytetarët do të protestojnë masivisht më 9 Janar dhe nuk do të ketë represion policor që do të arrijë ta ndalë opozitën. 


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin