PRIZREN- Në një ceremoni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, do të nënshkruhet sot marrëveshja për patrullim të përbashkët gjatë sezonit veror në territorin e Shqipërisë.
Marrëveshja do të nënshkruhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ndërsa kjo nuk është hera e parë që nënshkruhen marrëveshje të tilla.
Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet nga drejtorët e përgjithshëm të dy policive, Shpend Maxhuni dhe Artan Didi të shoqëruar nga stafi i tyre.
Marrëveshja e patrullimeve të përbashkëta po zbatohet prej disa vitesh rresht dhe ka të bëj me menaxhimin më efikas të fluksit të madh të shtetasve të Kosovës, që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO