/ATSH/.- Sot në Prishtinë mbahet "Konferenca rajonale për siguri në komunikacionin rrugor dhe aktivitetet në kuadër të dekadës së veprimit për sigurinë rrugore 2011-2020", e cila organizohet nga Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-së.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga shtetet si; Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, BE-ja dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./KosovaPress/