Kosova mbyll institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Ndërtesa e Postës së Serbisë në Graçanicë, 15 janar 2025

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Policia e Kosovës, mëngjesin e sotëm hyri në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon gjithashtu në Graçanicë.

Degë të tjera të Postës së Serbisë ishin mbyllur edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, më 5 gusht të vitit të kaluar – në një lëvizje të kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, që në atë kohë ishin shprehur “thellësisht të zhgënjyer” dhe e kishin quajtur aksionin të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Edhe shumë institucione të tjera serbe janë mbyllur gjatë aksioneve të ndërmarra nga Policia e Kosovës vitin e kaluar. Aksione të tilla vazhduan edhe këtë vit.

Por, Radio Evropa e Lirë ka raportuar gjatë kësaj jave për mënyrat se si puna e këtyre institucioneve paralele serbe po vazhdon, edhe pas mbylljes së tyre.

Policia e Kosovës më 8 janar mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia - Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke ua vënë fillimisht drynin organeve të përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër.

Pastaj janë mbyllur organet e përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndërkohë janë mbyllur edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri.

Të gjitha këto institucione me mijëra punëtorë kanë funksionuar në sistemin e Serbisë, shkruan REL.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
Kosovë/ Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

 

Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, me anë të një video në rrjetet sociale kanë treguar se janë mbyllur institucione paralele në 10 komuna.

 “Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.  Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale. Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenoje Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, janë shprehur ata .

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)

Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)