‘Dinari serb’, Policia konfiskon mijëra dinarë e euro në filialin e Bankës Postare Kursimore në veri

‘Dinari serb’, Policia konfiskon mijëra dinarë e euro në filialin e Bankës Postare Kursimore në veri

Paratë e sekuestruara

Policia e Kosovës njoftoi se i ka sekuestruar disa mijëra euro dhe dinarë nga një kasafortë në një degë bankare serbe në Mitrovicën e Veriut të mërkurën.

Në një njoftim për media, policia tha kasaforta në fjalë ishte kontrolluar më 20 maj, gjatë aksionit kur autoritetet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, por zyrtarët e saj nuk kishin arritur ta hapnin atë në atë kohë “në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat”.

Policia tha se e identifikoi të mërkurën menaxheren përgjegjëse të degës së bankës “Narodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut dhe se e mori atë në pyetje "në cilësinë e të dyshuarës".

“Në këtë rast janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim: 152.290 dinarë serbë, 4.580 euro dhe 940 franga zvicerane”, thuhet në njoftim.

Gjatë aksionit të 20 majit, policia tha se konfiskoi në përgjithësi mbi 2.2 milionë euro - në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni i autoriteteve kosovare u dënua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ai i përshkallëzon tensionet në zonën e banuar me shumicë serbe.

Ai aksion u krye një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se kishte përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani.

Rregullorja i ka rritur fërkimet mes Kosovës dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët kërkuan pezullimin e saj derisa komuniteti serb - i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia - të përshtatet me praktikën e re. REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë