Ilir Markaj, vëllai binjak i Edmondit, kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ për gjetjen e të vëllait ndërsa konfirmon se data 4 dhjetor shënoi kontaktin e fundit, ku deri në orën 12 të drekës konsumuan së bashku një kafe në banesë, e më pas ai u largua. Të shqetësuar për vonesën, familjarët nisën kërkimet, ku zbulojnë se mbrëmjen e vonë të po asaj date 37-vjeçari ishte parë në një lokal pak metra larg banesës, frekuentuar shpesh prej tij.
Vëllai ishte një njeri i qetë. Ai nuk ka qenë aq i sëmurë, saqë të mos dinte të kthehet në shtëpi, por gjithsesi çfarë nuk mund të ketë ndodhur. Ai më tha se do ikte në Allias tek daja. Më vonë mësuam se mbrëmjen e 4 dhjetorit kishte shkuar në një lokal, ku shkonte shpesh. Pronari na tregoi se kishte pirë kafe dhe raki rreth orës 22:00 dhe ishte larguar më pas”, - shprehet i vëllai.
Familjarët kanë bërë denoncim në polici, njoftim i cili u bë edhe publik, por deri tani nuk kanë mundur të kenë asnjë informacion. Edmondi apo Mondi siç njihej nga të afërmit ishte përdorues i alkoolit dhe merrte mjekime për probleme me depresionin. Ditën që u largua 37-vjecari ka patur të veshur një xhup të zi, ndërsa nuk dispononte një aparat celular, gjë e cila e ka bërë më të vështirë lokalizimin e tij. Edmondi ishte mjaft i lidhur me vëllain e tij binjak Ilirin, prandaj ky i fundit së bashku me bashkëshorten e tij Marien, shpresojnë që ai të gjendet sa më parë shëndoshë e mirë. Një fluks i madh telefonatash mbërritën gjatë transmetimit live, menjëherë sapo rasti u bë publik. Shumica prej dëshmive tregojnë një vendodhje të mundshme të 37-vjecarit në Tiranë.
Sot në orën 08:30 isha në Kamëz dhe ky person kishte një xhup ngjyrë bezhë, pantallona të zeza. Kishte mjekër pak flokë të rritura, fliste me veten e tij. Vetëm e pashë dhe kishte ngjashmëri. Trup mesatar dhe ishte i dobet’- tha një qytetar.
Ditën e premte rreth orës 18:00 në Kamëz po rrija tek stacioni i autobuzit dhe pashë këtë personin. Ka shumë ngjashmëri me vëllain në studio. Ishte i parruar dhe dukej që kishte probleme të shëndetit mendor. Kishte një xhup të zi të vjetër dje një palë xhinse të vjetra. Nuk ishte shumë i gjatë, ishte mesatar si trup. Ai ishte 100% e sigurtë”, -tregon dëshmitarja e dytë që dyshon se e ka parë po në Kamëz.
Tirana dhe pikërisht zona e Kamzës ishte lokacioni ku shumë qytetarë e kishin parë, mirëpo telefonata të tjera erdhën edhe nga Durrësi, gjithashtu edhe një zonjë telefonoi nga Përmeti, dëshmi që mbeten për t’u verifikuar nga stafi i “Pa Gjurmë”.
Nëse keni informacione apo shihni 37-vjeçarin Edmond Markaj, jeni të lutur të kontaktoni në numrat tanë të telefonit:
0699955698
044417778