Policia e Shtetit bën bilancin javor: 151 persona të arrestuar 294 janë vënë nën hetim, si edhe 28 të tjerë janë shpallur në kërkim

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë bilancin një javor, ku rezulton se janë arrestuar 151 persona, 294 janë vënë nën hetim, si edhe 28 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë kapur 36 persona në cilët ishin shpallur në kërkim, nga këta: 34 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se janë evidentuar 18 raste në fushën e armëmbajtjes pa leje, ku janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu. Sakaq janë sekuestruar 2000 kapsolla detonatore, 5 thika, doreza grushti metalike, shkopinj bejsbolli dhe municion luftarak.

Gjatë një jave janë zbuluar 3 ambiente që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe një serë, ku ishin kultivuar 2600 fidanë kanabis. Gjithashtu, u zbuluan 4000 sende të pasurisë kulturore të luajtshme, 2 pako me kokainë, sasi kanabis e heroinë, rreth 4.7 ton nënprodukte të qumështit, të futura kontrabandë, fara kanabis, llamba, aspiratorë, shuma të konsiderueshme parash, 43 automjete e 160 celularë.

Policia ka goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 11 raste të organizimit të lojërave të fatit, 35 raste në fushën e narkotikëve, 25 raste të dhunës në familje, 32 raste në fushën e Krimit Ekonomik, 13 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe 14 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

Nga ana tjetër Policia Rrugore gjatë kësaj jave ka pezulluar 287 leje drejtimi, nga të cilat: 201 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara, 69 për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 17 për qarkullim në sens të kundërt. 

60 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga, 33 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 27 për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi. Ndërkohë janë vendosur 15.060 gjoba dhe janë goditur 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare njofton se gjatë kësaj jave janë kapur 10 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. 4 persona janë vënë nën hetim për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, 3 raste për “Dhënie ndihmë për kalim të kufirit”, si dhe janë goditur 3 raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Sakaq është goditur 1 rast i mitëdhënies, ku një shtetas ka tentuar të korruptonte punonjësin e Policisë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

G.B./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen