Policia e Shtetit, çmim të parë në rajon për dy operacione ndërkombëtare

Policia e Shtetit, çmim të parë në rajon për dy operacione ndërkombëtare

Cmimi i fituar nga Policia e Shtetit

Policia e Shtetit është vlerësuar me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018. 

Operacionet për të cilat është dhënë çmimi janë: “ONE IF-BY LAND” kundër trafikimit ndërkufitar tё qenieve njerëzore dhe “PRECIZIONI” pёr goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar tё drogës.



Gjatë operacionit “PASSPORT/ONE IF BY LAND” u arrestuan rreth 40 persona dhe u zbuluan shumë lidhje kriminale tё rrjetit dhe u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni. Ndërsa gjatë operacionit “SUNSHINE/PRECIZIONI”, që u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet zyrtare në Greqi, Turqi dhe Maqedoni, u arrestuan 132 persona dhe u sekuestruan 16.7 ton kanabis, mjete, armë, skafe kokainë etj. 

Me rastin e dhënies së çmimit, Drejtoresha e Përgjithshme e SELEC Snejana Maleeva, i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, një letër vlerësimi për dedikimin profesional dhe përpjekjet e bëra nga Policia e Shtetit, që finalizuan këto dy operacione duke arritur rezultate të shkëlqyera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike