TIRANË, 22 Gusht /ATSH- I. Vata/- Forca te Policisë së Shtetit, prej orëve të para të ditës së sotme, kanë vijuar operacionin në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Deri tani janë asgjesuar mbi 7.000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa dhe rreth 15 kg bimë narkotike boçe kanabis.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë se Qarkut Shkodër, ka angazhuar në terren gjatë ditës së sotme rreth160 forca policore të të Komisariatit Special RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe shërbime të tjera të specializuara, si oficerë të policisë gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë.
Po ashtu, në mbështetje të këtyre forcave janë vënë dhe tre helikopterë, nga të cilët 2 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një i Policisë së Shtetit. Aktualisht strukturat e policisë po vijojnë veprimet në terren. Ky operacion do të vijojë deri në asgjesimin e çdo sipërfaqe të konstatuar të kultivuar me bimë narkotike në këtë zonë.
Policia e Shtetit bënë me dije se "është e vendosur në përmbushjen e objektivave të saj për asgjesimin e çdo sipërfaqe të kultivuar me bimë narkotike dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Ky operacion rikonfirmon angazhimin e saj të plotë në këtë angazhim me rëndësi kombëtare për heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike". /ATSH/
/Shqiptarja.com