Policia e Shtetit ka shpallur thirrjet për konkurrim për drejtues vendorë dhe shefa komisariatesh. Sipas njoftimit zyrtar, procesi ka në fokus përzgjedhjen e kandidatëve me aftësi, rezultate të larta në punë, integritet moral dhe profesional.

Për pozicionin Drejtor Vendor i Policisë, janë shpallur vakancat: Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit të drejtuesit aktual në një tjetër DVP si edhe drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkak të shkarkimit nga detyra të drejtuesit aktual. Afati për aplikim për këto pozicione është deri më 22.01.2026.

Ndërkohë, për pozicionin Shef Komisariati, janë hapur konkurset për: Komisariatin e Policisë Fier (DVP Fier); Komisariatin e Policisë Lushnjë (DVP Fier); Komisariatin e Policisë Kavajë (DVP Durrës); Komisariatin e Policisë Kolonjë (DVP Korçë); Komisariatin e Policisë Mat (DVP Dibër); Komisariatin e Policisë Bulqizë (DVP Dibër).

Këto vakanca janë krijuar për shkak të transferimeve me kërkesë të drejtuesve aktualë në detyra të tjera, si dhe për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe transferimit në struktura të tjera shtetërore. Afati për aplikim për pozicionet Shef Komisariati është deri më 23.01.2026.

Njoftimi i Policisë së Shtetit: 

Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional, si dhe promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shpallen thirrjet për konkurrim për pozicionin “Drejtor Vendor i Policisë në Policinë e Shtetit” dhe për pozicionin “Shef Komisariati”, për plotësimin e funksioneve organike, si më poshtë vijon:

Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit Drejtor në një tjetër DVP të punonjësit të Policisë, të përzgjedhur për këtë funksion me proces konkurrimi; Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkak të shkarkimit nga detyra të punonjësit të Policisë, të përzgjedhur për këtë funksion me proces konkurrimi.

Faza e aplikimeve: deri më datë 22.01.2026.

Shef, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është  transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Kavajë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është  transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në Policinë e Shtetit dhe transferimit në struktura të tjera shtetërore;

Shef, në Komisariatin e Policisë Mat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është  transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij  është  transferuar në një detyrë tjetër;

Faza e aplikimeve: deri më datë 23.01.2026.

Procesi i konkurrimit do të zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, mbi parimet e transparencës, barazisë së mundësive dhe meritokracisë, duke garantuar një vlerësim objektiv dhe të paanshëm të të gjithë kandidatëve pjesëmarrës.