Policia e Shtetit: Klandestinët
nuk nisen nga Shqipëria

Policia e Shtetit: Klandestinët<br />nuk nisen nga Shqipëria
Lajmi për nisjen nga Shqipëria të dy varkave me 57 klandestinë afganë dhe iranianë që mbërritën në brigjet e Salentos në Itali është përgënjeshtruar nga Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediat Policia e Shtetit e cilësoi këtë lajm të pavërtetë.

Policia e Shtetit sqaroi se nga të gjitha komunikimet zyrtare të Policisë së Shtetit me autoritetet italiane, rezulton që klandestinët e kapur nuk kanë mbërritur në territorin e shtetit italian nga Shqipëria

"Nga informacionet e marra nga homologët italianë rezulton se në datën 9 dhjetor, në orën 23.55, nga avioni “Frontex” në perëndim të Korfuzit është vënë re një mjet lundrues, i dyshuar gomone e përmasave të mëdha, i cili ishte drejtuar në drejtim të S.M. në Leuca, ku në vijim ka zbarkuar dhe klandestinët. Mjeti lundrues, pasi ka zbarkuar klandestinët është larguar menjëherë në drejtimin nga ishte nisur dhe është humbur kontakti radar me të në afërsi të ishullit të Korfuzit, për shkak të detit shumë të trazuar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë brigjet shqiptare monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga aparatura të teknologjisë më të fundit bashkëkohore, të cilat bëjnë të mundur kontrollin e hapësirës ujore.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri