Policia e Shtetit ka nënshkruar sot një marrëveshje me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, duke i krijuar mundësi efektivëve, familjarëve të tyre dhe familjarëve të policëve të rënë në detyrë që të kryejnë ekzaminime mjekësore me çmime të reduktuara.

Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos ditën e sotme, teksa  Administratori i "Intermedica", Thoma Vasili, ka garantuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit.

Kjo është marrëveshja e dytë që Policia e Shtetit lidh me "Intermedica", pas asaj për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë.