Policia e Shtetit merr pajisje të reja me vlerë 385 mijë dollarë! Do godasë krimin e organizuar dhe terrorizmin

Policia e Shtetit  merr pajisje të reja me vlerë 385 mijë dollarë! Do godasë krimin e organizuar dhe terrorizmin

Takimi i drejtorit të Policisë së Shtetit me zv.ambasadorin e SHBA

Policisë së Shtetit i janë dhuruar pajisje teknologjike bashkëkohore, me vlerë 385 000 dollarë. Këto do t’i ndihmojnë punonjësit e Drejtorisë së Antiterrorit dhe të Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike, në Institutin e Policisë Shkencore, në punën e tyre.

Donacioni përfshin servera dhe pajisje të ndryshme bashkëkohore për ekzaminimet kompjuterike dhe për shtimin e kapaciteteve për ruajtjen e të dhënave, me qëllim rritjen e ekspertizës në fushën e hetimit të ngjarjeve kriminale, me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.  

 Këto pajisje do të jenë në përdorim ekskluziv nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Sektori i Ekzaminimeve Kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore. 

 Me qëllim trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për përdorimin e pajisjeve bashkëkohore të përfshira në donacion, do të zhvillohet një trajnim i organizuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe nga Zyra e Sigurimit në këtë ambasadë.

Vënia në përdorim e këtyre pajisjeve nga punonjësit e Policisë së Shtetit, do të rritë kapacitetet hetimore dhe përqindjen e zbulueshmërisë së veprimtarive kriminale me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.  

Donacioni iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith dhe Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Karen Riley.

Zëvendës Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm theksuan se bashkëpunimi mes agjencive ligjzbatuese të SHBA-së, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Policisë së Shtetit, është i shkëlqyer, pasi është i ndërtuar mbi baza besueshmërie dhe vendosmërie të përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ata theksuan rëndësinë e këtij donacioni, i cili vjen pikërisht në momentin e duhur për të përballuar sfidat globale, siç është tashmë edhe kërcënimi nga krimi kibernetik.

Ky është donacioni i dytë i dhuruar brenda këtij viti, me ndërmjetësim nga Zyra Rajonale e Sigurisë në ambasadën e SHBA-së, në Tiranë. Mbështetje me donacione nga agjencitë ligjzbatuese amerikane, për strukturat e Policisë së Shtetit, ka patur edhe gjatë viteve 2019 dhe 2020. Pajisjet e dhuruara kanë mundësuar rritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë