/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Drejtori i Policise se Shtetit, Haki Çako, po dhuron gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Përfaqesuesja e Kryqit te Kuq, Antigoni Qystri, ka falenderuar zotin Çako që pranoi kërkesën dhe po bëhet pjesë e kësaj nisme humane së bashku me vartësit e tij. Qystri theksoi se është hera e parë që ndodh në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe në një kohë kur ne kemi shumë nevojë për dhurues vullnetare të Gjakut.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka theksuar se Policia e Shtetit është në ndihmë të komunitetit jo vetëm për të përmbushur detyrat funksionale të saj, por edhe në anën humane.
Çako tha se marrëdhënia gjithomë e në përmirësim Polici- Komunitet është prioritet i yni dhe me këtë rast komuniteti do ketë sado pak edhe gjak polici, çka do shërbejë për të forcuar më tej këto marrëdhënie. "Policia e Shtetit do t'i përgjigjet pozitivisht përherë çdo nisme që i shërben të mirës së komunitetit. Do vijojme t'ju mbështesim me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe", theksoi Çako.