Policia e Shtetit njoftim për 4 të arrestuarit e grabitjes në aeroportin e Rinasit

Policia e Shtetit njoftim për 4 të arrestuarit e grabitjes në aeroportin e Rinasit

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me aksionet dhe arrestimet për grabitjen në aeroportin e Rinasit më 9 prill, 2019. Në pranga kanë rënë katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa ende nuk është përcaktuar shuma e parave që u grabitën teksa bankat e nivelit të dytë do i transportonin me avionin për në Vjenë. Policia flet ende për  "një sasi e kosiderueshme vlerash monetare", pa saktësuar se sa është vlera reale e grabitur në aeroportin e Rinasit. Nga provat e siguruara gjatë hetimit, policia ka vënë në pranga Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja, Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela).

Gjatë grabitjes mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje Admir Murataj - thotë Policia. Gjatë kontrolleve - njofton policia - janë  gjetur prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Akuzat që janë ngritur ndaj të arrestuarve janë: 

“Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Veprat penale

Njoftimi i plote i Policise

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë vjedhur me armë një sasi e konsiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj, ju informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:
• O. V., 38 vjeç, banues në Krujë.
• A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje narkotikësh".
• R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .
• S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.
Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë


Lajmi kryesor:

Ish-imami i arrestuar për terrorizëm nga amerikanët në Afganistan, një nga grabitësit e eurove në Rinas (Detajet+FOTO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur