TIRANË, 23 Dhjetor/ATSH/ - Në kuadër të operacionit për mospagesën e energjisë elektrike dhe lidhjeve të paligjshme, OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vijuar aksionin sot në Krujë dhe pas një analize të hollësishme, ku konstatuan  se është problematike mospagesa e energjisë elektrike.
"Aksioni i verifikimit dhe kontrollit u përqëndrua tek kabinat që furnizojnë qëndrën e qytetit. Pas matjeve përkatëse, rezultuan anomali ne sasitë e raportuara të energjisë. Kështu, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, strukturat e Krujës, pas informimit nga OSHEE, bëne të mundur identifikimin e tre rasteve, që vidhnin energjinë elektrike, përmes lidhjeve të dyfishta. Për pasojë, u arrestuan shtetasit, Avdi Vathi, Enver Shullazi dhe Luan Hoxha, pronarë subjektesh private", thuhet në njoftimin për mediat dhënë nga OSHEE.
Aksioni po vijon ende, ndërsa është shtrirë edhe në rrethinat e qytetit të Krujës./i.v//a.ke/