Drejtoria e Policisë së Shtetit bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se edhe gjatë javes se kaluar ka vijuar aksioni i përbashkët i Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së në të gjithë vendin  për vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.
Drejtoria e Policisë së Shtetit  informon se "në  të gjithë vendin gjatë javës së kaluar  kanë vepruar çdo ditë  75 grupe të përbashkëta  Polici - OSHEE dhe jane kryer kontrolle  të përbashkëta Polici- OSHEE në 4.585 raste".
Operacioni i Policisë së Shtetit - OSHEE konstaton se "nga kontrollet e kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  20  autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë  7 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë  shpallur në kërkim  9 persona, ndiqen në gjendje të lirë 4 persona, si dhe ndiqet në gjendje të lirë një faturist në Shkodër. Nderkohe, janë ndërprerë 1.356 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme, si dhe jane ushtruar kontrolle në  69 kabina elektrike".
Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund aksionin kundër vjedhsve të energjisë elektrike dhe informon se do përballet me forcën  e ligjit çdo person që abuzon me energjinë elektrike./atsh/