Policia e Shtetit, shoqërohen 4895
QV në VNV, në proces edhe 630

TIRANE- Numri i qendrave të votimit në të gjithë vendin që kanë dorëzuar kutitë e votave në 89 Vendet e Numërimit të Votave, ka arritur në 4895.
 
Sipas drejtorisë së Policisë së Shtetit, në disa qarqe ka përfunduar plotësisht procesi i dorëzimit të kutive të votimit, si në Fier, Berat, Lezhë, etj.
 
Ndërkohë që janë në proces shoqërimi edhe materialet për 630 Qendra Votimi në të gjithë vendin.
 
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Tefik Sulejmani, tha se të gjitha këto materiale janë shoqëruar nga efektivat e Drejtorive përkatëse të policisë
 
Sulejmani tha se deri më tani janë dorëzuar këto Qendra Votimi sipas qarqeve:
 
Tiranë 1010
Gjirokastër 1850
Vlorë 431
Durrës 437
Elbasan 467
Korçë 443
Kukës 156
Dibër 254
Shkodër 363
Fier 576
Berat 303
Lezhe 258
 
Sulejmani tha se “Policia e Shtetit ka marrë gjithashtu masa për ruajtjen e ambienteve të 89 Vendeve të Numërimit të Votave”.
 
Ndërsa vijoi më tej, se “Policia garanton se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal këtë proces. Është angazhuar në ruajtjen e materialeve zgjedhore dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor”.
 
Sipas raportimeve të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme është kërkuar ndërhyrja e efektivave të policisë në 11 raste në të gjithë vendin, me vendim të komisionerëve të Qendrës së Votimit.
 
Kështu, problematika janë shfaqur ën qendrën e votimit në Këlcyrë, në Levan të Fierit, në komunat Shalë dhe Temal në Shkodër, kryesisht për shkak të problematikave që krijoheshin nga radhët e gjata të votuesve në këto qendra. Në këto raste është kërkuar ndërhyrja e policisë për të vendosur rregullin dhe qetësinë.
 
Ndërkaq, problematika janë vërejtur edhe në një qendër votimi në tiranë dhe një në Durrës, për shkak të parregullsisë me dokumentet e identifikimit të votuesve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve