Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se dështuar sa i përket Policisë së Shtetit. Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tha se ka prova që krerët e policisë pranojnë dështimin, ndryshe nga propaganda qeveritare e kryeministrit.

“Edi Rama e ka kthyer Policinë e Shtetit në gjymtyrën e tij të propagandës për aksionet e zhurmshme mediatike. Dhe rezultatet në realitet, në terren, aty ku jetojnë çdo ditë qytetarët janë katastrofike; vrasjet janë shtuar, vjedhjet e grabitjet po ashtu. Aksidentet marrin çdo ditë jetë”, tha Strazimiri.

Sipas selisë blu policia është shndërruar në një strukturë partiake që merr urdhëra politikë, ka rritur arbitraritetin ndaj qytetarëve. Deputeti i PD-së tha se ka dështuar gjithashtu aksioni me lojërat e fatit.

Strazimiri tha se shkarkimi masiv i profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me militantë, me numërues të parë e oborrtarë partie, ka sjellë rezultatet që i prekin çdo ditë qytetarët e vendit, me përkeqësimin e rendit dhe sigurisë publike.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)