TIRANE- Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar në të gjithë vendin operacionin për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Deri në orën 19:00 të ditës së sotme janë arrestuar 13 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, si dhe janë shpallur në kërkim 15 persona të tjerë.
Janë kryer veprime të përbashkëta  me OSHEE në 1.760   raste e jane ndërprerë 806 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, nderkohe qe nga të arrestuarit, 11 prej tyre janë pronarë biznesesh.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE-në,   nuk do ta ndërpresin në asnjë moment   operacionin deri në shkëputjen e fundit   të lidhjeve të paligjshme të energjisë e duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona që abuzojnë me energjinë elektrike. /ATSH/