Policia e Tiranës, 3 arrestime për
falsifikim vulash dhe vjedhje

Policia e Tiranës, 3 arrestime për<br />falsifikim vulash dhe vjedhje
TIRANË - Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë ka bërë të ditur sot në mëngjes arrestimet në kryeqytet në 24 orët e fundit. Janë një arrestim për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formulareve” dhe dy për vjedhje.

ARRESTI I PARË
Arrestohet për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”. Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar është bërë e mundur ekzekutimi i vendimit penal në zbatim të Urdhrit të Prokurores pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykatës Apelit, e cila ka vendosur deklarimin fajtor te shtetasit Albert Kadri Çela, 40 vjeç, lindur dhe banues në  Tiranë i dënuar me 7 muaj burg.

ARRESTI I DYTË
Nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u bë ndalimi me inisiativë i shtetasve:  I.H, 17 vjec, lindur dhe banues në Tropojë, Ergys Muje Dautaj, 18 vjeç lindur dhe banues në Tropojë, Jeton Din Ahmetaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë, sepse tri ditë më parë gjatë natës, në Qytetin Studenti, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin Fod- X, në pronësi të një shtetasi, ku autorët kishin ardhur prej tri ditësh në Tiranë tek godina 19, në Qytetin Studenti dhe kanë vjedhur në  lokal një sasi pijesh me vlerë 28.000 lekë.
Materialet do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”.

ARRESTI I TRETË
Po nga ky komisariat filloj procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve: Eduart Tomor Bajrami, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë. Romeo Eduart Bajrami,  28 vjeç, lindur dhe banues Tirane, sepse në rruga “Tefta Tashko”, ne banesen e tij me ane te mashtrimit i kane vjedhur vlera te konsiderueshme parash një shtetasi
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë