TIRANE- Drejtoria e Policisë së Tiranës, me anë të një deklarate bën me dije se nesër do të bllokohen disa segmente rrugore, lidhur me protestën e PD.
Policia ka marrë një sërë masash, kjo në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, përgjatë zhvillimit të kësaj proteste.
Segmentet rrugore që do të bllokohen janë këto: “Duke filluar nga ora 11.00 e ditës së nesërme, do të bllokohen të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.
Redaksia Online
(m.s/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com