TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie për ndeshjen e futbollit “Tirana-Partizani” që do të zhvillohet sonte në orën 18.00 në stadiumin “Qemal Stafa”.
Bëhet e ditur se do të bllokohet lëvizja e automjeteve në rrugët që të çojnë drejt stadiumit “Qemal Stafa”, Tiranë.
 
Kështu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 08.00 deri në 20.30 në akset rrugore: Kryqëzimi “Ismail Qemali” me Rrugën “Papa Gjon Pali II” me stadiumin “Qemal Stafa”, Rruga “Dervish Hima” me stadiumin “Qemal Stafa”, Rruga “Faik Konica” me stadiumin Qemal Stafa, Rruga “Skerdilajd Llagami” me stadiumin “Qemal Stafa”, Degëzimi i Rrugës “Abdyl Frashëri” me “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, “Sheshi Italia”.

Ndërsa nga ora 16.00 deri në 20.30 nuk lejohet lëvizja e të gjitha automjeteve në akset rrugore: Kryqëzimi “Ismail Qemali” me Rrugën “Papa Gjon Pali II” me stadiumin “Qemal Stafa”, Rruga “Themistokli Germenji” me Rrugën “Papa Gjon Pali II”, Rruga “Asim Zeneli” me Rrugën “Papa Gjon Pali II”, Rruga “Dervish Hima” me stadiumin “Qemal Stafa”, Rruga “Faik Konica” me stadiumin “Qemal Stafa”, Rruga “Skerdilajd Llagami” me stadiumin “Qemal Stafa”, Degëzimi i Rrugës “Abdyl Frashëri” me “Dëshmoret e Kombit”, kryqëzimi Presidencës me Universitetin.
 
Ky vendim i Policisë merret bazuar në shkresën e ardhur nga Administratori i Klubit të Futbollit të Tiranës, ku bëhet e ditur se “sonte do të zhvillohet ndeshja e futbollit, ndërmjet ekipeve Tirana - Partizani, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore”.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)