Policia e Tiranës: Patëm vetëm
2 incidente të lehta elektorale

TIRANË – Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, ka deklaruar sot se deri tani, gjatë fushatës elektorale, në Tiranë kanë ndodhur vetëm dy incidente të lehta elektorale dhe numri i krimeve ka qënë edhe më i ulët  falë pranisë më të madhe dhe punën së vlerësueshme të punonjësve të policisë së shtetit.
 
Caushaj ka publikuar planin e masave që ka ndjekur dhe do vazhdojë të ndjekë deri në përfundim të procesit zgjedhor, policia e Tiranës, plan i ndarë në katër faza:
 
Faza e parë është faza përgatitore ku në bashkëpunim me OSBE-në, janë tranuar mbi 1600 punonjës policie për zgjedhjet.
 
Faza e dytë ka qënë fushata zgjedhore dhe ka qënë për t’u zbatuar kryesisht ligji për tubimet. Tashmë është dërguar edhe lista e punonjësve të policisë që do angazhohen me ruajtjen e qendrave të votimit. Faza e tretë është ajo e shoqërimit të kutive dhe e katërta, ajo e ruajtjes së numërimit të votave deri në daljen e rezultateve.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës