Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Hetimet: Polici i komisariatit nr 2 në Tiranë ekzekutoi ndërtuesin, arrestohet dhe i vëllai! Motivi? Konflikte pronësie

Tirane- Një oficer policie i komisariatit nr 2 të policisë së Tiranës dhe vëllai i tij janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimti Eduard Reçi, ndodhur më 13 nëntor 2024 poshtë pallatit ku jetonte dhe të cilin e kishte ndërtuer vetë. Policia e Tiranës zbardhi vrasjen ndërsa arrestoi dy vëllezërit, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer Policie dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se ka qenë pikërisht efektivi Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që sipas policisë ka qëlluar mbi 52 vjeçarin me origjinë nga Dibra që vite më parë kishte qenë edhe pjesë e shërbimit infomativ shtetëror.

Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Dukaj 45 vjeç ka ndihmuar në ekzekutim që dyshohet për shkak të konflikteve për motive pronësie.  Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit FlorianDukaj dhe Shkëlqim Dukaj, informoi sot, (24 nentor) policia e Tiranës.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim. Në magazinën e lokalit iu gjetën, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, informoi sot policia.

Policia thotë se Shkëlqim Dukaj njihej si qitës profesionist. 

Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nëntor 2024), poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën "Faik Konica" në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital.  Eduart Reçi, ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra në tokë pa u kuptuar. Gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se u rrëzua nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që shpërthyen si kamuflim në të njëjtin moment kur u qëllua me armë.

Njoftimi i policise 24 nentor 2024

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2024, ku në rrugën "Faik Konica", u plagos me armë zjarri shtetasi Eduart Reci, i cili si pasojë e plagëve marra ndërroi jetë në spital.

Vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Sekuestrohen prova materiale që shërbejnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor në drejtimin  Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ju informojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, (oficer Policie) dhe Florian Dukaj , 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumenteve, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Florian Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
Vrasja e Eduart Reçit! Foto e dy vëllezërve Dukaj të arrestuar, hetimet: Polici i komisariatit nr 2 qëlloi me plumb në kokë ndërtuesin

1732460647_shkelqimdukajfloriandukaj.jpg

(Foto: Florian Shkëlqim Dukaj)

Shqiptarja.com siguron foton e Shkëlqim Dukajt dhe Florian Dukajt, dy vëllezërve të arrestuar për vrasjen e ndërtuesit Eduard Reçi. Hetimet kanë zbuluar se ka qenë oficeri i policisë së komiaratit nr 2 në Tiranë, Shkëlqim Dukaj që ka kryer ekzekutimin e biznesmeit. Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema

Ora 15:32
VIDEO/ Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Dukaj i gjejnë në magazinë armë zjarri të dëmtuara e 6 objekte si silenciatorë

Dy vëllezërit Dukaj janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer Policie dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim. 

Policia ka publikuar video nga ajo çfarë i është gjetur në banesë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naim: 25/11/2024 08:47

    Këto Dukajt janë pronarë të vjetër në Tiranë!????

    Përgjigju
  • DAVI: 25/11/2024 07:48

    EEE SHEF PRA BRAVO POLICIA

    Përgjigju
  • ylli: 25/11/2024 04:12

    SA SHPEJT I KAP POLICIA VRASESIT KUR DO...

    Përgjigju
    • Eri: 25/11/2024 07:49

      Nëse kanë gjuajtur nga banesat e tyre, normal që janë bërë testet balistike për të gjetur këndin nga është gjuajtur plumbi kur ka hyrë në kafkën e viktimës dhe e kanë lokalizuar vendin. Plus që kanë patur konflikte, plus kanë siguruar kamerat, plus armët e gjetura dhe u kopsitën faktet. Edhe në vrasjen e Rrëshenit para ca vitesh, u përcaktua objekti/banesa nga ishte gjuajtur, edhe pse mbi 500 metra larg, por nuk u gjet kush kishte bërë qitjen, sepse ishte banesë e pabanuar më herët.

  • Qazimi: 24/11/2024 21:58

    Me e forta eshte qe asnjeri nga keta se kane toke te trasheguar,por toke te xanun.

    Përgjigju
  • Polic #: 24/11/2024 19:43

    Nuk përmendet asnjë provë që të jenë këta vrasësit. Polici nuk do të linte prova kompromentuese në ambientet e tij. Konflikti me dikë nuk presupozon që detyrimisht të jesh vrasësi.

    Përgjigju
    • Hetues: 24/11/2024 22:52

      Ka prova te tjera mesa lexuam! Nuk ka krim perfekt + qe si Opgj medioker qe ishte ka menduar se nuk do arrinin tek ai. Gjetja e silenciatoreve dhe jelekeve antiplumb eshte indicie e forte se polici dhe i vellai jane te perfshire ne veprimtari te tjera kriminale si vrasjet me pagese dhe grabitje. Duhet nje hetim i mirefillte dhe i specializur per te dokumentuar veprimtarine e ketij grupi kriminal. Kur efektivi i policise se shtetit ne pozicionin e nje hetuesi perfshihet ne veprimtari te tilla kriminale eshte e frikshme per njerezit dhe cenon shume rende figuren e shtetit dhe sigurine kombetare.

  • Lushka: 24/11/2024 19:41

    Uaa oficer policie. Nejse krimi ska rendesi cfare je. Di te them me bindje te plote qe keta djem mbase kan pasur te drejte mbase jo por qe kan arritur deri ne kete veprim dicka eshte. Fajin e ka politika me ligjet e saj edhe qe nga jo ptonar u ben pronar e beri kete komb me mjeran se cfare nuk ishte. Un me burrin tim kemi nje padi civile me nje truall te trasheguar qe u ndertua se si u ndertua nuk u mor vesh por padija vazhdon sot e 8 vjwt jemi zvarritur dyerve te gjykatave me nje avokat e me nje tjeter. Drejtesia eshte e barabarte per te gjithe por jo ne Shqiperi. Kaq mjafton per te dhen konkluzionin e ketyre dy personave pse kan vepruar ne kete forme. Sepse i ndjeri do i ket pasur dicka qe kan arritur deri ne kaq extrem. Un jam duke pritur me bashkeshortin vendimin e gjykates por kur do vij nuk dihet mbase se gezojme kurre me ate prone . Por me dokumneta ne emrin e bashkeshortit e 2 kunatave edhe vjen mbin tjetei ben ndertim. Sa bukur jetojme ne shqipeir. Ndojjeher ske zgjidhje ketu edhe te merr rrjedha e gjerave spontanisht. Duke ngritur syt nga qielli e zoti...

    Përgjigju
  • Loni: 24/11/2024 19:31

    Na e bat vrasje mafioze te tmerrshme ! Jo profesionista jo mjeshtra jo andej jo ketej

    Përgjigju
  • Vito: 24/11/2024 18:56

    Ky Mastaqe LYRA bridhte rrugève té Tiranès nè çdo cep e shikoje si ORDINER !!! Paskèsh qené edhe VRASÈS me PAGESÈ dhe KILLER i PËSHTIRË !!! SHPRESOJ tani ti çojné tek QELIA e ADMIR TAFILIT , se i RREGULLON Admiri kèta ZUZARË KRIMINELÉ !!

    Përgjigju
  • Sondazhi: 24/11/2024 18:09

    Shpejt nje artikull mba saliun tani qe te harrohet kjo, policia qe duam.

    Përgjigju
  • Shpellaret: 24/11/2024 16:05

    Nuk behet jy vendi me cecen o vlla. Ketu eshte te ikesh sa me pare. Po si vete vret tjetrin kot, ke konflikt ik drejtoju gjykates. E ca fitove tani qe e vrave? 25 vjet burg per koke.

    Përgjigju
    • Saktesi: 24/11/2024 20:32

      O e sakt cemento duhet te rrijn ne ceceni e koqevartne kosov Kur de u ben pronar cecent ne tiran?

    • Emigranti: 24/11/2024 17:57

      Akoma me shpellaret paske ngelur ti?

    • E sakt: 24/11/2024 16:51

      Ti qe shan cecenet je njeri i pa formuar dhe i pa dal.cecenet ashtu si kosovaret jan te etur per liri dhe luftojn per tu shkeputur nga sllavet rus.mos krahasoni me shtete te tjer per tu dukur me te mir.e gjeni problemin ne mes vetes pa ofenduar te tjeret.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar