Policia e Vlorës ka nisur kontrollet në të gjithë qarkun për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje.

Oficerë të krimeve kanë ngritur postobllok sot në hyrje të qytetit të Vlorës.

Nuk dihet nëse po kërkohet ndonjë person në veçanti apo nëse janë kontrolle rutinë.

Vlora prej vitesh qëndron ndër qarqet më problematike për kriminalitetin, ndonëse kohët e fundit ësht përmirësuar ndjeshëm.