Policia, EULEX dhe KFOR të gatshëm
për sigurimin e procesit zgjedho
Masat e sigurisë të parashikuara me rastin e balotazhit në zgjedhjet për kryetarë të komunave në gjithë Kosovën të dielën, me 1 dhjetor, janë planifikuar dhe përgatitur nga Policia e Kosovës.
PRISHTINE - Masat e sigurisë të parashikuara me rastin e balotazhit në zgjedhjet për kryetarë të komunave në gjithë Kosovën të dielën, me 1 dhjetor, janë planifikuar, përgatitur dhe koordinuar me kujdes nga Policia e Kosovës, EULEX-I dhe KFOR-i.
Kujdes i veçantë do t’i kushtohet veriut në rrethin e dytë të votimit për kryetar komune në veri të Mitrovicës dhe rivotimit të pjesshëm në Zveçan.
Policia e Kosovës, si intervenues i parë do të jetë e pranishme jashtë qendrave të votimit dhe pikave tjetra kyçe, e përkrahur dukshëm nga EULEX-i, si intervenues i dytë. KFOR-i, si intervenues i tretë, do të jetë i dukshëm afër qendrave të votimit dhe do të vendosë trupa të përqendruar në veri.
KFOR-i ka aftësinë për të dërguar trupa në çdo pjesë të Kosovës, në mënyrë që të përkrahë Policinë e Kosovës që të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt, thotë kumtesa nga EULEX.
Si në raundet e mëparshme, operacioni në veri është projektuar për të garantuar të drejtën e njerëzve për të votuar, dhe që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të rregullt, shkruan Koha.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë përgatitur që të intervenojnë menjëherë nëse kërcënohet procesi zgjedhor apo rrezikohet qetësia dhe siguria e votuesve, anëtarëve të komisioneve zgjedhore, lehtësuesve të
OSBE-së apo vëzhguesve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15