Policia filmoi tubimin në Lushnje
procedohet Ristani e 117 protestues
Policia e rrethit Lushnje, i ka dërguar zyrtarisht Prokurorisë materialet procedurale për të nisur hetimet për 2 deputetët e PD-së, Arben Ristani dhe Liljana Elmazi, 4 kryetarë të PD-së në rrethe, një kryebashkiak dhe një ish-deputet.
Policia e rrethit Lushnje, i ka dërguar zyrtarisht Prokurorisë materialet procedurale për të nisur hetimet për 2 deputetët e PD-së, Arben Ristani dhe Liljana Elmazi, 4 kryetarë të PD-së në rrethe, një kryebashkiak dhe një ish-deputet.
Ata janë identifikuar nga Policia si drejtues dhe organizatorë të protestës që opozita mbajti sot duke bllokuar për një orë rrethrrotullimin e Plugut në aksin Lushnje – Fier.
Policia thotë se ka bërë gati dhe ka dërguar në prokurori edhe materialet proçedurale për 117 qytetarë të cilët ju bashkuan protestës.
Të proceduarit, akuzohen për bllokimin e rrugës nacionale Lushnje-Rrogozhinë, në një tubim për të cilin Policia e Shtetit nuk dha leje, me argumentin se nuk ka arsye ligjore për të bllokuar rrugët.
Njoftimi për shtyp i Policisë Lushnje
Lushnje
Sot më datën 24.04.2017, Partia Demokratike zhvilloi një protestë publike e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës nacionale Lushnje-Rrugozhinë.
Në këtë tubim nga shërbimet hetimore policore janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë:
-Arben Ristani
- Myslim Murrizi
- Liljana Elmazi
- Roland Bejko
- Lefter Maliqi
- Luan Baçi
- Agron Kapllani
- Moisi Meminaj, ku ndër të tjera janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet përkatëse.
Gjithashtu janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër etj.
Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe oficerëve të Komisariatit të Policisë Lushnje është kqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është zhvillur tubimi.
Janë kqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim.
U kryen të gjitha veprimet e para hetimore - proceduriale dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, në ngarkim të shtetasve Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, Moisi Meminaj, dhe personat e sipërpërmendur pjesëmarrës në tubim për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme ", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45