Policia firmos marrëveshje me postën shqiptare për goditjen e terrorizmit e kontrabandës së mallrave

Policia firmos marrëveshje me postën shqiptare për goditjen e terrorizmit e kontrabandës së mallrave

Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe nga Administratori i Postës Shqiptare z. Ardit Demiri.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit, kontrabandës së mallrave dhe lëndëve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, si dhe pastrimit të parave, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, thuhet në njoftimin e policisë. 

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit dhe Posta Shqiptare do të koordinojnë punën për vënien në dispozicion të pamjeve filmike, në rastet kur Policia e Shtetit i vlerëson si të domosdoshme për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale.
 
Gjithashtu, palët do të bashkëpunojnë për sigurimin dhe shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve që lidhen me cenimin e sigurisë, mbrojtjes së infrastrukturës së zyrave postare, jetës dhe shëndetit të punonjësve, si dhe në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli

Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli