TIRANE- Policia do të nisë një aksion për çarmatosjen e shqiptarëve. Kjo nisur nga kriminaliteti dhe mbajtja në mënyrë të pakontrolluar e armëve të zjarrit. Shpërthimi i depove të ushtrisë në vitin 1997 bëri që armët në Shqipëri të qarkullonin pa asnjë kontroll. Ndërsa pas Lazaratit kjo do të jetë sfida e rradhës e policisë. Sfidë që e ka realizuar më parë Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Nisma është bërë e ditur dje nga kryeministri Edi Rama, kur u diskutua në parlament ligji për armët.