Policia: Gjatë korrikut 61.5% vrasje më pak se në korrik 2013

TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur statistikat e punës së Policisë së Shtetit për muajin korrik 2014, ku bie në sy një përmirësim i ndjeshëm i punës së uniformave blu në rritjen e sigurisë dhe rendit në vend. Në statistikat e muajit korrik 2014, renditen operacionet më të rëndësishme sa i takon luftës ndaj kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, ku më i rëndësishmi është operacioni i Lazaratit (Gjirokastër), ku janë sekuestruar më shumë se 71 ton marijuanë, 5 kg heroinë, 16,8 l vaj hashishi dhe sasi shumë të mëdha armatimi e municioni. Po ashtu u asgjësuan sipas ligjeve në fuqi, 53.360 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, si dhe 3.000.000 Euro sekuestro apo konfiskim pasuri të krimit. Po ashtu, gjatë muajit korrik janë arrestuar 13 persona në kërkim ndërkombëtar, 4 persona më shumë se në muajin korrik 2013, kur janë arrestuar 9 persona. Në muajin korrik 2014 janë kapur 35 persona në kërkim kombëtar më tepër se në korrik 2013, ose 20.8% më shumë. E përkthyer në shifra, 203 persona në 2014-ën dhe 168 në korrik të vitit 2013. Duke vijuar krahasimin me vitin e shkuar ka rënë ndjeshëm numri i vrasjeve. Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme rezulton se janë regjistruar 61.5% më pak vrasje se një vit më parë. Kështu, gjatë muajit korrik 2014 janë regjistruar 5 vrasje dhe 11 viktima, ndërsa 12 muaj më parë numri i vrasjeve ishte 13, ndërsa viktima 15. Numrin më të lartë të vrasjeve e mban Fieri me 5 të tilla, më tej vjen Kukësi dhe Tirana me 2 vrasje, ndërsa Korça dhe Kavaja me 1./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë