Policia gjermane ndalon një grup ekstremistësh të djathtë që patrullonin kufirin me Poloninë për të ndaluar emigrantët! Ishin të armatosur

Policia gjermane ndalon një grup ekstremistësh të djathtë që patrullonin kufirin me Poloninë për të ndaluar emigrantët! Ishin të armatosur

Policia gjermane bëri me dije ditën e djeshme se kishte ndaluar më shumë se 50 ‘vigjilentë’ të ekstremit të djathtë të armatosur me bajonetë, hanxhar dhe shkopinj, të cilët po përpiqeshin të patrullonin kufirin polak për të ndaluar emigrantët të hynin në vend.

Të ashtuquajturët ‘Vigjilentë’ janë një grup neonazistësh, ekstremistë të djathtë.

Policia sekuestroi armët që mbanin 50 të dyshuarit dhe i detyroi ata të largoheshin nga ajo zonë pasi disa prej tyre kishin udhëtuar drejt kufirit polak nga pjesë të tjera të Gjermanisë. Dhjetëra njerëz mbajtën një vigjilje për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj patrullave të planifikuara të së djathtës ekstreme. Gjermania ka vendosur 800 policë shtesë në kufirin me Poloninë për të kontrolluar fluksin e emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian nga Bjellorusia.  

"Qindra oficerë janë aktualisht në detyrë atje ditë e natë. Nëse është e nevojshme, unë jam i përgatitur t'i përforcoj edhe më tej," tha Ministri i Brendshëm Gjerman.

Ai bëri me dije se kishte pasur 6162 hyrje të paautorizuara në Gjermani nga Bjellorusia dhe Polonia këtë vit.

Tre partitë gjermane që punojnë për të formuar një qeveri koalicioni synojnë të përfundojnë bisedimet deri në fund të muajit nëntor dhe të zgjedhin kancelarin socialdemokrat në muajin  dhjetor. Nga ana tjetër thuhet se është një katastrofë humanitare e afërt këtë dimër pasi emigrantët mbetën të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Polak.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?