Oficerë të të gjitha seksioneve të reja të policisë gjyqësore do të formojë skuadra të përbashkëta hetimore, me qëllim zbardhjen e krimeve pa autor, hetimin e krimeve shumë të rënda dhe të çështjeve me natyrë komplekse. Kështu parashikon projektligji i ri për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore.
Projektligji, i zbardhur nga Shqiptarja.com, ndër të tjera parashikon rindërtimin e seksioneve të policisë gjyqësore pranë prokurorive, ndarjen e veprimtarive hetimore, rregulla të qarta për procedurat e konkurrimit etj. Për herë të parë, ligji përcakton krijimin e grupeve të përbashkëtave hetimit, sidomos në rastin e hetimeve proaktive.
Në këtë kuadër, projektligji synon që strukturat të punojnë bashkërisht, duke shfrytëzuar kapacitetet logjistike dhe njerëzore të Policisë së Shtetit dhe të llojeve të tjera të policive, që funksionojnë me ligj në vendin tonë.
Skuadrat hetimore
Neni 30 i projektligjit, parashikon që, në varësi të natyrës dhe kompleksitetit të çështjes, prokurori mund të urdhërojë ngritjen e grupeve hetimore të përbashkëta, të përbëra nga oficerë të shërbimeve dhe të seksioneve të policisë gjyqësore. Drejtues i grupit hetimor caktohet oficeri i policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit me gradën më të lartë. Në rastin kur gradat janë të njëjta vlerësohet, sipas radhës, specializimi i posaçëm dhe vjetërsia në detyrë. Sipas ligjit, krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore mund të urdhërohet në rastet e hetimeve komplekse, që lidhen me krime veçanërisht të rënda dhe në rastet e ekzekutimit të letërporosive për ndihmë juridike në fushën penale, kur kërkohet kryerja e hetimeve. Po ashtu, grupet krijohen në rastet e hetimeve të përbashkëta me autoritete të huaja, në lidhje me krimet ndërkufitare ose krimet e kryera brenda territorit të një shteti tjetër si dhe në çdo rast kur prokurori e çmon të nevojshme për shkak të kompleksitetit të çështjes.
Kompetencat
Oficerët e policisë gjyqësore, përfshirë edhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila është një strukturë e specializuar e policisë gjyqësore, kanë të drejtë të veprojnë dhe ndërhyjnë edhe jashtë kohës së shërbimit apo në mungesë të kompetencës tokësore.
“Oficerët e policisë gjyqësore, në raste të veçanta, edhe jashtë kohës së shërbimit apo në mungesë të kompetencës tokësore, kanë të drejtë të ndërhyjnë kur lind nevoja e ruajtjes së gjurmëve të veprës penale ose të vendngjarjes, në përputhje me ligjin, por duhet të informojnë menjëherë shërbimin kompetent të policisë gjyqësore. Ky i fundit njofton prokurorin, sipas rregullave që cakton Kodi i Procedurës Penale”, thuhet në nenin 8 të ligjit.
Ruajtja e sekreteve
Policia gjyqësore ndalohet të publikojë ose të përhapë, me çdo lloj mënyre, aktet sekrete të kryera në përmbushje të funksioneve të saj. Policisë gjyqësore i ndalohet, posaçërisht, të publikojë ose të përhapë fotot dhe gjeneralitetet e të miturve, si dhe çdo të dhënë tjetër që cënon normat e moralit dhe të drejtat kushtetuese të personit. Raportimi i burimeve të provave dhe të dhënave të tjera të siguruara gjatë hetimeve paraprake kryhet vetëm para prokurorit që drejton dhe kontrollon hetimet. Ndalohet raportimi i të dhënave të mësipërme para eprorit të administratës së origjinës.
Trajnimet
Ligji parashikon që Akademia e Policisë ofron të paktën një kurs në vit për teknikat hetimore dhe teknikat e posaçme hetimore. Secili prej këtyre kurseve nuk duhet të ketë kohëzgjatje më të shkurtër se gjashtë javë. Programi mësimor propozohet nga një nënkomision, që përbëhet nga persona me njohuri dhe përvojë në fushën e hetimeve, pas miratimit nga Komisioni i Policisë Gjyqësore. Nënkomisioni funksionon pranë Komisionit të Policisë Gjyqësore. Ai përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i Policisë, si dhe një anëtar i emëruar nga Drejtori i Akademisë së Policisë dhe një anëtar i emëruar nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës. Misionet ndërkombëtare të asistencës policore mund të emërojnë deri në dy anëtarë për të qenë pjesë e nënkomisionit.
Krimet e rënda
Oficerë të të gjitha seksioneve të reja të policisë gjyqësore do të formojë skuadra të përbashkëta hetimore, me qëllim zbardhjen e krimeve pa autor, për hetimin e krimeve shumë të rënda dhe të çështjeve me natyrë komplekse.
Oficerët

6 hapat, si do kryhet veprimtaria hetimore
1. Prokurori urdhëron ose cakton shërbime të policisë gjyqësore për të kryer hetimet paraprake në të gjitha rastet kur procedimi penal është regjistruar në bazë të referimit të veprës penale prej tyre.
2. Prokurori mund të urdhërojë ose caktojë shërbime të policisë gjyqësore për të kryer hetime paraprake edhe në rastet kur njoftimi ose referimi i veprës penale është bërë nga burime të tjera.
3. Në raste të veçanta, për të garantuar objektivitetin e hetimit, prokurori mund të kryejë personalisht hetime ose të urdhërojë apo caktojë oficerë të seksionit të policisë gjyqësore, veçanërisht në rastet kur personi nën hetim apo viktimat janë punonjës të Policisë së Shtetit. Në raste të tilla, prokurori njofton drejtuesin e shërbimit të policisë gjyqësore që ka referuar veprën dhe i kërkon dërgimin pa vonesë të gjitha akteve hetimore të kryera deri në atë çast.
4. Me kërkesë të prokurorit, policia gjyqësore kryen veprimet hetimore të urdhëruara ose të deleguara posaçërisht, edhe pas përfundimit të hetimeve paraprake. Në raste të veçanta, ata gjithashtu mund të ndihmojnë prokurorin për të kryer detyrën e tij gjatë seancës paraprake dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes.
5. Oficeri i shërbimeve të policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit ose shërbimeve të tjera policore përgjigjen para prokurorit që drejton dhe kontrollon hetimet për zbatimin e detyrave të urdhëruara ose të deleguara prej tij, për respektimin e rregullave dhe afateve procedurale.
6. Në rastet kur, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, oficerët e policisë gjyqësore konstatojnë se vepra penale është në kompetencën e gjykatave të posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, informojnë menjëherë prokurorin dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me nenin 30 të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO